Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ku sipas të dhënave që ka bërë të ditura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më i votuari ndër radhët e Partisë Socialiste është Paulin Sterkaj me 7335, ndërsa pas tij renditet Benet Beci me 6131 vota.
Ndërkohë, Edona Bilali ka marrë 2711 vota dhe Ilir Beqaj 3920.
Këta janë edhe katër deputetët që do të përfaqësojnë socialistët shkodranë në Parlamentin e Shqipërisë.
Ndërsa nga Partia Demokratike, Helidon Bushati ka siguruar 6743 vota, Emilja Koliqi 1364, Ramadan Likaj 4778 vota, Greta Bardeli 2753. Po ashtu, nga PD-ja, Zef Hila ka marrë 5975 vota.
Dy mandate në Shkodër ka mundur të sigurojë edhe Partia Social demokrate e Tom Doshit. Doshi vetë ka marrë 7886 vota dhe Gledis Çeliku 949. Por duke qenë se Doshi hoqi dorë nga mandati i deputetit nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e tij.
Kurse nga LSI-ja, Agron Çela ka siguruar 2656 vota dhe Edmond Ndou 1809.
Qarku i Shkodrës është një nga qarqet, i cili ka ndarë mandatet mes 4 forcave politike, ku PD mori 5, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.