Aurel Boriçi/ Në kohën kur beteja politike për zgjedhjet e këtij muaji, ka përfshirë të mëdhenj e të vegjël, një tjetër gur u lëviz në “skakierën” politike në emër të Stresit. Ai që javë më parë thirri kumbueshëm emrin e Ilir Metës për ta ndihmuar në përmbysjen e pretenduar të pushtetit, tani pa sesi një tjeter “stres”, ai i kontrollorëve të Rinasit, të ishte në fokusin e presidentit “dashnor” të Kushtetutës.

Njeriu që ditë më parë kishte kërkuar me letër e laps të ndihmohej lehtësimi I stresit të kontrollorëve të trafikut, ishte dhe i pari që përkrahu grevën e aeroportit të vetëm civil në vendin tona, arteria që u paralizua si me një komandë nën zë, për një konflikt që ishte dhe duhej të qëndronte në suaza administrative.

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara…

Keta emra zgjodhën të mos i përgjigjen kushtrimit të detyrës, me pretekstin se 2400 USD në muaj, nuk i mjaftojnë per të larguar Stresin. E pra… ka edhe kështu. Në një vend ku qendra familje vuajnë per të mbyllur muajin, “borgjezët” që kanë celësat e trafikut ajror, lanë dhjetëra pasagjerë mes 4 rrugëve, lanë dhjetëra të tjerë që prisnin të afërm nga jashtë, lanë jo pak edhe Nëna me të zeza që prisnin arkëmortet e bijve të tyre, por që mbetën rrugëve të Evropës, sepse policët tanë të trafikut ajror, ishin të stresuar. Në një vend normal këta minimalisht do ishin shkarkuar masivisht për grevën e koordinuar dukshëm me aktorët politikë që përfitojnë direkt. Por në një vend me njëmijë halle si tonin, dhe një ministre energjike, Belën e gjeti Belaja…

Vajza që endet përditë mes rrugëve të Kombinatit per të zgjidhur problemet e nja zone të shkundur fort nga tërmeti, ka marrë dhe po ia del me sukses në një bast të vështirë, por tani Belave të saj iu shtua edhe stresi i atyre në Rinas. Do pak mend e kalem të kuptosh se kush përfiton nga kjo. Por nuk do fare mend për të kuptuar se kë do zgjedhin shqiptarët këtë muaj…Belën apo Belanë!

Kur shoku im zjarrfikës mori vesh pagat e Rinasit, u stresua. Një jetë mes flakëve dhe rrezikut, një jetë duke dëgjuar se ndoshta këmbana e alarmit e radhës do të ishte fatale e nuk do ta sillte më pranë familjes. Kjo është jeta që zgjodhi, ajo e sakrificës dhe jo e bojkotit, ajo e 400 USD në muaj, dhe jo e 4500 USD që “zengjinët” politik të Rinasit, marrin në vetëm një muaj.