Në një takim me Ervin Bushatin, Kryetarin e PS Tiranë , Elton Saraseli thekson se puna e bërë nga Partia Socialiste e ka bindur të votoj majtas. “Ervin ti e di shumë mirë që njohja jonë ka ardhur midis punës Unë jam tifoz i punës dhe nëpër Shqipëri kam 23 mijë klientë.

Unë jam njeriu më i besuar se ti nga besimi që tek mua, i jep uji fëmijës. Këtë e kam ndërtuar në bazë të punës dhe zotësisë sime. U bënë 11 vite që punoj në terren, çdo familje, familje, biznes, çdo vend të Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Unë mora pjesë dhe në një television se e ndjeva veten të detyruar të bëjë opozitë. Nga Elton Saraselli ke fjalën e burrit në datën 25 prill Ervin Bushati dhe PS ,vetëm për punën se me këtë më keni bindur. Nga bindjet e mija të djathta ma morët zemrën dhe kalova nga ana juaj”,- u shpreh Saraseli gjatë bashkëbisedimit me Bushatin.