Sipas një deklaratë të OBSH, numri i personave të vaksinuar në Europë është më i lartë se i personave të infektuar.
“Në fakt, afro gjysma e të gjithë rasteve me COVID-19 në Europë që nga janari i vitit të kaluar janë raportuar gjatë 4 muajve të parë të këtij viti”. “Që atëherë, virusi është zbuluar në 5,5 % të popullsisë së përgjithshme europiane, ndërsa 7 % janë vaksinuar plotësisht”, tha Kluge.
Kluge theksoi se për herë të parë në dy muaj, Europa ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve të reja javën e kaluar, megjithatë ai paralajmëroi se virusi është ende i rrezikshëm.Ekspertët thonë se numri i vërtetë i rasteve është shumë më i lartë se numri zyrtar.
Sipas Kluge, rreth 215 milionë doza vaksinash janë administruar deri më tani në rajon, kurse rreth 16 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Drejtori Rajonal i OBSH-së pohoi se vetëm vaksinat nuk do t’i japin fund pandemisë, por një kombinim i masave do të na ndihmojë në rikthimin në realitet.
Ai nënvizoi rëndësinë e dhënies së informacionit, angazhimit të komuniteteve dhe mbikëqyrjes. Qeveritë mund të kenë nevojë të rivendosin masa kufizuese”, paralajmëroi Kluge.