Mbrojtësi Matia Kaldara me shumë gjasa do të rikthehet te Milani në fund të sezonit. 26-vjeçari është i huazuar te Atalanta, teksa në muajin qershor i përfundon i përfundon huazimi 18 mujor.
Klubi zikaltër ka vendosur të mos paguajë kartonin e mbrojtësit për ta pasur pjesë të skuadrës, pasi italiani nuk është në planet e trajnerit Gasperini.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti do të rikthehet fillimisht te Milani, teksa do të jetë trajneri i kuqezinjve Pioli, ai që do të vendosë nëse do t’i besojë Kaladarës apo futbollisti do të largohet drejt një destinacioni të ri.