Gazetari Mero Baze ka reaguar lidhur me justifikimin e Partisë Demokratike dhe presidencës sa i përket ngjarjes së Elbasanit ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Baze kërkon nga organet ligjzbatuese që “Të gjithë ata që deklarohen paramilitarë dhe marrin peng qytetarë në emër të partisë duhen futur në burg sot”.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Të justifikosh vrasje nga një paramilitar i armatosur nga një parti politike do të thotë të justifikosh sot thyerjen e vilës se Ilir Metës në Lalëz, nën dyshimet si ai është hajdut dhe aty ka fshehur paret. Për fat këtë të drejt e ka vetëm prokurori me vendim gjykate, jo Gaz Bardhi me urdhër të Lulit. Ndryshe kalojmë jo më në luftë civile, por në anarki, që është diktatura më e keqe e mundëshme. Ndaj duhen futur në burg sot, tani, gjithë ata që deklarohen paramilitarë dhe marrin peng qytetarë në emër të partisë”, shkruan Baze.