Milani është mposhtur 2-1 në shtëpi nga Sassuolo.

Milani ka humbur në shtëpi në xhiron e 32-të në Premierligë, duke u mposhtur 2-1 nga Sassuolo.

Të besuarit e Piolit e nisën mirë takimin, duke gjetur golin e epërsisë.

Në minutën e 30-të, Hakan Calhanoglu shënoi për 1-0 një gol shumë të bukur.

Reklamë

Por, brenda pak minutave në pjesën e dytë, në 15 minutat e fundit, Milani lëshoi tri pikë nga duart duke pranuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 77’, Giacomo Raspadori ka arritur të realizojë për 1-1 derisa i njëjti, në atë të 86’ shënoi edhe për 2-1.

Milani tani rrezikon të humbasë pozitën e dytë, gjithmonë nëse Atalanta e fiton sfidën e saj.

Milani ka 66 pikë, Atalanta 64 me një ndeshje më pak.

Derisa në rast fitores sonte të Juves, që ka 62 pikë, do t’i afrohej në një pikë Milanit, çka do të thotë se do të ishte në rrezik edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin 2021/22.