Fushata ka hyrë në pjesën e saj më të nxehtë teksa partitë tashmë duhet të bëjnë llogaritë me votat e tyre por edhe me asetet brenda listave të tyre. Për herë të parë, vëmendja nuk do të jetë më vetëm për partinë fituese të zgjedhjeve por edhe për kandidatët pasi do të jenë ata që me përpjekjen e tyre do të mundohen të thyejnë listën e kryetarit dhe në bazë të votave që marrin ndoshta kthehen në zërat publikë të më të fortë të dekadës që vjen.
Pavarësisht se herësi është I lartë, Tirana paraqet një mundësi të mirë për ata që tashmë e kanë një emër në politikë por edhe për ata që do të jenë emrat më të rëndësishëm në vazhdim. Cilët janë kandidatët që mund të marrin aq vota sa të ndryshojnë listën e kryetarit?
Në Partinë Socialiste ka 2 emra me peshë dhe 2 emra me shanse shumë të larta. I pari Eljo Hysko. Ai është deputet në Kuvend, kryetar I FRESSH dhe kandidati me numrin 32 në listën e Tiranës. Ka disa arsye që e bëjnë Hyskon të jetë pretendenti kryesor për të thyer herësin. Së pari në partinë socilaiste janë shumë pak njerëzit që kanë marrë vota personale. Eljo është një prej tyre. Ai mori më shumë se 11 mijë vota në garën e FRESSH për të fituar drejtimin e strukturës. Së dyti në çdo sondazh online të mediave të ndryshme vizive dhe sociale, Eljo konfirmon avantazhin si një nga më të votuarit brenda socialistëve. Rinia është aseti I fortë I tij dhe duket sikur brenda listës nuk ka konkurrentë në këtë grupmoshë. Së treti, Eljo është një kandidat I cili nuk e ka shtrirë aktivitetin e tij vetëm tek të rinjtë, pavarësisht se propozimet e tij prekin kryesisht këtë fashë. Ai shihet përditë në fushatë tradicionale me çdo banor të kryeqytetit por edhe kreative dhe të fuqishme me grupin e të rinjve që e mbështet. Për këtë shkak, Eljo është I pari në listë për të thyer herësin
Kandidati tjetër është Ornaldo Rakipi. Për shkaqe konjukturale, Ornaldo nuk është figurë e njohur por të qenit trashëgimtar I një prej emrave që kontrollon një pjesë të elektoratit në Peqin, ai pretendon të marrë votat e nevojshme për të thyer herësin e partisë. Ornaldo është numri 30 në Tiranë.
Pas emrave që kanë betejë me veten për të marrë votat e nevojshme, ka dhe emra të tjerë që cështjen e votave e kanë sprovë të karrierës së tyre. Pandeli Majko, Fatmir Xhafa dhe Mimi Kodheli janë “senatorët” të cilët duhet të vërtetojnë se e kanë meritur vendin e tyre në Parlament për gati 3 dekada. Të renditur përkatësisht në vendin e 19. 21 dhe 23 ata e kanë ndoshta shansin e tyre të fundit që ose të jenë zë I fuqishëm, ose të tërhiqen nga politika. Mes sfidës për të qëndruar në pushtet, kjo pritet të jetë mini-sfida e socialistëve brenda listës së qarkut të Tiranës.