Ministria e Brendshme bën me dije se është shtyrë afati i letërnjoftimeve (kartës së identitetit) deri në shtator 2021. Me anë të një postimi në rrjetet socaile Ministria bën me dije se ky vendim është shtyrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Gjithashtu Ministria u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.

Njoftimi i plotë:

Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Me këtë rast, Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e identitetit, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes. Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike.