Kandidatja e parë në listën e qarkut Elbasan, Evis Kushi ka votuar së bashku me bashkëshortin, ku ka dhënë edhe mesazhin e saj në ditën e votimeve.
“Pas një periudhe të gjatë, të mbushur me ditë të vrenjtura me shi, sot kemi një ditë të bukur me diell, e cila na fton të gjithëve të shkojmë drejt kutive të votimit të paqtë, të qetë, dhe të votojmë për qeverinë qëdo të kemi, për partinë që do të na qeverisë në 4 vitet e ardhshme“.
Më tej ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke thënë se vota nuk është vetëm një e drejtë, por dhe një detyrë qytetare. “Është shumë e rëndësishme sot që sa më shumë qytetarë të shkojnë drejt kutive të votimit. Sa më shumë të marrin pjesë në këtë proces, aq më shumë i afrohet rezultati vullnetit të vërtetë të sovranit“, është shprehur ajo.
Kushi tha më tej se është shumë i rëndësishëm një proces me standarde, një proces me zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Më shumë se sa rezultati, i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari“.