Ministrja për Evropën dhe puntë e jashtme, njëherësh kandidate për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka votuar sot në orët e para të mëngjesit pranë qendrës së votimit në Selitë.

Xhaçka i bëri thirrje të rinjve t’i drejtohen kutive të votimit në emër të së ardhmes.

“Sot është dita e qetësisë e maturisë, e qytetarisë dhe e bashkëjetesës demokratike.
Pjesëmarrja në votim është kontributi më i madh që secili nga ne mund të japë për Shqipërinë “, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila pas votimit u nis drejt Kolonjës.