E teksa Evropa po përballet me valë infektimesh, në Shqipëri pritet një rritje e lehtë e kurbës së infektimeve në fund të Prillit, por jo në shifrat e muajit Janar dhe Shkurt. Tani me fushatën zgjedhore ka pasur grumbullime dhe kjo do të reflektohet në një periudhë 2 javore. Do ketë rritje të rasteve vetëm në këto qytete. Sipas epidemiologut Artan Simaku, Shqipëria nuk rrezikon valë të 4 agresive të Covid, për dy arsye. “Për shkak të vaksinimit dhe imunizimit”.

Kurba e infektimeve në Shqipëri ka pësuar rënie prej muajit Mars. Epidemiologu Artan Simaku thotë se shqetësim mbeten qarqet e tjera për numrin e lartë të incidencës. “Qarku i Gjirokastrës është me indicidencën më të lartë, i ndjekur nga Tirana dhe nga Berati” Pas një viti pandemi, ekspertët thonë se problem për përhapjen e Covid-19 tashmë janë zonat rurale.