Interi ka përfituar në mënyrën më të mirë të mundshme nga ndalesa e Milanit dhe Juventusit për të rritur diferencën me ndjekësit në Seria A. Skuadra zikaltër falë fitores 0-1 kundër Bologna-s ka marrë tre pikë tejet domethënëse në luftën për tiull kampion, pasi tani diferenca me Milanin ka shkuar tetë pikë, në një kohë kur zikaltërit kanë edhe një ndeshje më pak.
Në Da’lara autori i golit të vetëm ishte Romelu Lukaku në minutën e 32, ndërsa më pas skuadra e Conte-s vetëm administroi. Për ndeshjen e ardhshme kundër Sassuolo-s në mesjavë Inter-i humbi Bastonin dhe Brozovic për shkak kartonash.
Ndërkohë diferenca me Juventusin ka shkuar në 12 pikë, pasi kampionë në fuqi kanë barazuar 2-2 në derbin e Torinos. Bardhezinjtë realizuan të parët me Frederic Chiesa-n, por ‘dopieta’ e Sanabria-s përmbysi gjithçka në favor të vendasve. Më tej një gol me kokë i Cristiano Ronaldo-s vulosi gjithçka, por që ishte pak për një skuadër me pretendimet e Juventusit.