Mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, u kanë bërë apel qytetarëve të vijojnë të respektojnë rregullat antiCOVID pasi virusi vijon të jetë ende prezentë.
“Njerzit kurrë nuk duhet të harrojnë se kujdesin më të madh duhet ta ketë vetvetja dhe askush tjetër, edhe në Bibël thuhet duaje veten që të dojë dhe Perëndia. Edhe njerëzia duhet të vazhdojë këtë kujdes sepse ene nuk jemi në fund të tunelit, është ende një rrugë e gjatë ka ende sfida për tu përballur dhe që të përballemi me sa më shumë sukses dhe sa më pak humbje jete duhet të kujdesemi sa më shumë përreth njerëzve që na rrethojnë”, ka apeluar profesor Tritan Kalo.
Prof.Pellumb Pipero është shprehur se vaksinimi antiCOVID duhet të vijoj duke këshilluar qytetarët të vaksinohen për të siguruar mbrojtje ndaj virusit.
“Do ti inkurajoja sërisht të gjithë qytetarët që të vaksinohen sapo tu jepet mundësia dhe tu krijohet sit ë thuash momenti për ta marrë vaksinën. Edhe njëherë dua të them që të gjitha vaksinat që kemi në dispozicion janë shumë të mira madje do thosha që vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më parë duke i ju kujtuar masat parandaluese të cilat do të na shoqërojnë deri në fund kësaj pandemie. Vaksinimi është mjeti apo zgjidhja kryesore për këtë”, nënvizoi Pipero.