Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka bërë një postim në Facebook, ku thumbon presidentin Ilir Meta.

Kalo komentin rezultatin e arritur nga LSI në këto zgjedhje, duke ironizuar deklaratat e bëra nga Meta.

“Tash që LSI doli ‘forcë e parë dhe e paparë’, drejtuesi i saj faktik do të mbetet në Presidencë, apo do të marrë sfurkun e do të dalë maleve për liri?”- shkruan mjeku infeksionist.

Deri më tani, LSI ka marrë 5 mandate në gjithë vendin.