Pyetje: Ju kë doni, drejtësinë e re apo atë të vjetrën?

Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetrën.

Pyetje: Po Basha kë do?

Kryemadhi: Pyete vetë.

Moderatori: Basha për ty ka thënë, kur e dëgjoj unë o zot si më vjen… (vendoset në sfond zëri i Bashës kur thoshtë në 2017 që “LSI është një organizatë kriminale)

Kryemadhi: E ka pas për Lefterin dhe Nasipin.

Pyetje: Iliri e ka zemrën flori, ti je vajzë flori, të ka dhënë ndonjë flori Ilir Meta?

Gazetari: Po lëre ç’e pyet ku ka lidhje Meta me floririn.

Kryemadhi: Duhet të pyesni Gardën e Repulkikës në 1997 se si e morën floririn.

Pyetje: Sa vota do marrim? Kafen e kam marrë e kam pirë vetë e kam kthyer vetë, po më duhesh ti të gjejmë sa mandate do marrim. Duket një 4 këtu…

Kryemadhi: Shtoi dhe një zero.

Moderatori: Po dhe një zero këtu.

Kryemadhi: Mos shiko filxhanë se do përfudnosh si Rama kokën në Stamboll dhe trupin në Surrel. Në 25 prill vota e shqiptarëve do të jetë jo një çizme, por një goditje e fortë për Ramën dhe liri për popullin shqiptar.

Fjalët e mia këtu do jenë të tepërta për të bërë politikë, por i them të rinjve dhe të rejave që të dalin masivisht dhe të votojnë. Unë dua që ata të votojnë nr.6.