Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët. Mesdita dhe pasditja parashikohet që të sjellin kalime vranësirash në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Gjithashtu edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, sipas meteoalb.
Temperaturat e ajrit, vlerat minimale do të luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat përgjatë kufirit lindor. Edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dyja vlerat ditore ku vlerat minimale luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 20°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vranësira të dendura të cilat sjellin herë pas here reshje shiu e dëbore do të dominojnë Europën Qendrore dhe Gadishullin Skandinav. Gjithashtu me reshje shiu dhe intervale me erë të fortë mbetet Gadishulli Iberik. Ndersa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Lindore dhe Jugore.
Kosova
Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës, situatë e cila vijon deri orët e vona të pasdites kur në zonat veriore do ketë kalime vranësirash por pa rrezikuar reshje.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë e gjithë MV mbetet me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë dominante. Pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor.