Nga ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha nuk di ç’kërkon. Kërkon pushtetin apo “ndryshimin”? Në rast se kërkon pushtetin, ai merret me votë.Në rast se kërkon “ndryshimin”, ai ka ndodhur që në 2013. Ndërsa ti Lul, cilin “ndryshim” kërkon, sepse realiteti i prekshëm, tregon se ndryshimi ka ndodhur dhe po ndodh çdo ditë në këtë vend. Transformimi në 8 vitet e qeverisjes socialiste në Shqipëri, nuk ka ndodhur as në 30 vite të marra bashkë. Mjafton të rreshtojmë reformën në drejtësi, (që askush nuk e bëri) rindërtimin, dhe vaksinimin, dhe duket sikur i kemi thënë të gjitha. Mjafton të themi, shteti ka hyrë në binarët e ligjit, dhe i kemi thënë të gjitha. Mjafton të lexojmë siç duhet raportet vlerësuese të institucioneve më prestigjioze europiane për Shqipërinë, dhe i kemi thënë të gjitha. Atëhere, cilin “ndryshim” do të sjellë Lulzimi ?
Sepse me ç’di unë dhe shumica e shqiptarëve, gjithmonë kur partia e Lulzimit ka patur pushtetin, gjërat janë kthyer mbrapsht, keq dhe më keq. Rendi,qetësia, ekonomia, investimet, niveli ekonomik i shqiptarëve, kishin mbetur në vendnumuro. Edi Rama e mori pushtetin, pas një qeverisje 8 vjeçare mizerabël nga partia e Lulzimit. Dhe dihet se si e gjeti Kryeministrinë (sikur kishin jetuar bagëtia brënda saj), ministritë, borxhin financiar, infrastrukturën administrative, bashkitë, dihet se si gjeti rrugët, ujësjellësat, sistemin energjitik, qendrat e qyteteve, shërbimet ndaj qytetarit, etj. Dhe sot kemi një realitet krejt ndryshe. E pakrahasuar me 8 vite më parë, e paimagjinueshme edhe nga vetë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Atëhere, cilin “ndryshim” do të sjellësh Lulzim sepse askush, nuk di të përkthejë logon e Partisë Demokratike “Ne jemi ndryshimi”. Askush nuk po deshifron premtimet dhe lutjet që ti bën në mitingjet e paligjshme, duke thyer çdo rregull ndaj coronavirusit.
Cilin “ndryshim” kërkon Lulzim, ndryshimin e sistemit politik, ekonomik, financiar, apo tregëtar, sepse ato de jure kanë ndodhur prej 1992 ? Në fakt ti Lulzim, kërkon vetëm pushtetin, asgjë tjetër. Ti nuk je në gjendje të ndryshosh asgjë, as brënda teje, as brënda partisë tënde, dhe as jashtë oborrit të SHQUP-it. Që të kërkosh dhe të premtosh “ndryshimin”, duhet të tregosh me vepra çfarë ke bërë deri sot. Pasi realiteti gjithmonë të nxjerr “zbuluar”, dhe të bën të pabesueshëm. Kaq do të mjaftonte që ti, të mos kishe pranuar para Doktorit, të ishte “kullauzi” i kësaj fushate të pabarabartë mes teje dhe Edi Ramës.Duhet të jesh “peshë e rëndë” në politikë për të kërkuar “ndryshimin”, dhe duhet të jesh i besueshëm, të kërkosh pushtetin Lulzim. Lëre ç’thotë Doktori partisë.
I vetmi “ndryshim” që do të ndodhë vërtetë pas 25 Prillit, do të jetë ai që ka programuar “babai yt politik” Lulzim, por jo në qeverisjen e vendit, por brënda Partisë Demokratike. Iliri, po pret me padurim largimin tënd nga partia Lulzim. Shumë shpejt do ta kuptosh edhe ti se “puna e ndryshimit, ishte loja e Doktorit” Lulzim….