Në orën 9:00 Aeroporti i Rinasit do t’i rikthehet normalitetit, pas krizës së krijuar nga bllokimi i fluturimeve për shakak të revoltës së punonjësve të “AlbControl”.
Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku ka informuar për rinisjen e fluturimeve komerciale.
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.
Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në vend kanë ardhur kontrollorë nga Turqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes së bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.