Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit”, ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” përsërit thirrjen që pa u numëruar dhe konfirmuar të gjitha votat, të mos supozohen rezultate apo fitore.

“Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruhet në mesazhin e publikuar, ndërsa bëhet me dije ekipet se e vëzhgimit do të vijojnë të qëndrojnë në terren deri në fund të procesit.

Statusi:

Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet. #KrahPerKrah