Fundi i karrierës futbollistike është larg, Neymar është 29 vjeç, por ai e ka të qartë se çfarë do të bëjë pasi ta mbyllë më futbollin. Sulmuesi brazilian i PSG-së, ka një pasion të madh për lojën e pokerit.
Në prononcimin e dhënë për CNews, lojtari i ekipit francez deklaron se do t’i përkushtohet turneve të pokerit, teksa zbulon se kur u fiksua pas kësaj loje dhe filloi të luante pa pushim.
“Kur të tërhiqem nga futbolli dua të bëhem një lojtar profesionist pokeri. Është një nga gjërat që më pëlqen të bëj, e luaj këtë lojë pothuajse çdo ditë. Nisa ta bëj në Brazil gjatë Botërorit të vitit 2014.
Që prej atij momenti nuk jam ndalur më. Ndihem shumë rehat duke luajtur poker, do t’i përkushtohem turneve kur të var këpucët në gozhdë“, deklaroi ylli i kampionëve të Francës