Kandidati për deputet në qarkun Tiranë nga radhët e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca dënoi ngjarjen e sotme në Elbasan, ku një qytetar humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Gjatë një interviste në Euronews Albania, z. Ndreca u shpreh se tensionet e krijuara në Elbasan tregojnë se Partia Demokratike do të humbasë më rezultat të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Reagimi i opozites ndaj ngjarjeve kriminale, per zbardhjen e te cilave jane pergjegjese institucionet ligjzbatuese, tregues i papjekurise se saj per te qeverisur e marr fatet e vendit ne dore.” -u shpreh Ndreca.
“Në këtë qytet PD do humbë thellë dhe kjo është e vetmja gjë që e shqetëson Partinë Demokratike dhe LSI-në, dhe siç duket futen në këto incidente të shëmtuara që prishin atmosferën e zgjedhjeve dhe prishin çdo gjë që ne kemi realizuar çdo ditë në terren me qytetrët, atë komunikim qytetar dhe dinjitoz që fushatat duhet të prezantojnë.” Nuk bëj akuzë penale dhe pikërisht ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ne nuk akuzojmë askënd dhe ne nuk bëjmë prokurorin, ne themi duket të kemi qetësinë e duhur, maturinë e duhur dhe duhet të kemi përgjegjshëmërinë si politikanë që po garojmë për të marrë fatin e këtiji vendi, duhet t’ia leme institucioneve dhe duhet të besojmë tek to për të zbardhur ngjarjen’.