Sot ka nisur përdorimi i vaksinës ruse Sputnik V edhe në Maqedoni. Brenda ditës pritet të vaksinohen rreth 3.000 qytetarë e ndërsa faza e parë e imunizimit me vaksinë ruse parashikon 20.000 qytetarë. Dozat e para të vaksinës, fillimisht do t’i marrin grupet e rrezikuara, si personeli shëndetësor, mësuesit, gazetarët, policët, zjarrëfikësit, shoferët e autobusëve. Ndërkaq, në Maqedoni vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç me vaksinën AstraZeneca.
Mjekët të cilët kanë marrë sot vaksinën ruse, Sputnik V janë shprehur për mediat vendase se nuk kishin asnjë efekt anësor.
“Gëzohem që na thirrën. Gjithë procesi ishte i mirëorganizuar. Pas vaksinimit pushuam 15 minuta, nuk patëm efekte anësore, tani po shkojmë në shtëpi”, u shpreh mjekja.
“Ndjehem mirë, u vaksinova në krahun e djathtë. Unë jam me epilepsi. Ju tregova se terapinë e pranoj në mënyrë të rregullt. Nuk pata pengesa, më thanë të pushojë për 10-15 minuta”, tha mjekja.
Më 1 prill, Serbia i ka dhuruar 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, Maqeonisë. Deri më tani, në Maqedoni janë vaksinuar rreth 10.000 qytetarë, prej tyre mbi 7.000 janë pjesë e personelit shëndetësor.