Një ditë para zgjedhjeve ka ardhur reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ku shprehet mbështetja dhe gatishmëria gjatë procesit të zgjedhjeve. “Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.”-shkruhet në reagim .

Reagimi i plotë:

Ambasada ?? është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.