Sherri mes moderatorit, Meriton Mjekiqi dhe këngëtarit Noizyt prej kohësh ka bërë bujë. Atëhere kur menduam se ujërat u qetësuan ka qenë Varrosi ai i cili I tërbulloi përsëri. Pak ditë më parë ky I fundit publikoi këngën e tij më të re “Flamma”, e cila ishte një diss për gjithë reperët e rinj. Por përveç reperëve, Varrosi përmend në këngë edhe moderatorin Meriton Mjekqi.
Së fundmi Meritoni ka njoftuar se në programin e tij do të ketë të ftuar reperin Escobars, të cilin Noizy e ka pasur mik disa vite më parë, por tashmë nuk flasin më.
Epo, kjo ftesë për OTR nuk është pritur fort mirë duke qenë se në “Gjoni Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me Noizy-n dhe i kanë bërë diss në emision.
Përmes disa postimeve në Instagram “Gjoni Black” ka hedhur përsëri disa thumba kundrejt Noizyt.
“Një njeri që i thotë vetes mbret nuk ka qenë kurrë në luftë. Një njeri që artistët e rinj i ngacmon dhe mundohet t’i ul edhe merret me ta është vetëm inati se gjynah më vjen prej teje që ke bërë diss artistëve sapo kanë filluar karrierën e tyre. Kështu ke vepruar edhe në kohën tënde kur ke qenë i ri si këta me siguri ke harruar, por pa merk krejt do dalin me projekte se kështu e do ti. Kush të bën diss ty Karma jote, padrejtësitë e tua jo Gjoni Black. Pa merak mbas muajit të shenjtë të tregojmë se çfarë janë dissat ty edhe atyre klyshave të tu. Paramendo sa shumë vite ke jetuar në heshtje duke e parë veten në pasqyrë edhe duke i thënë vetes ‘Yeah Zini I’m King’ ”, shkroi Gjoni Black.
Pas kësaj përgjigja e Noizyt erdhi I cili I ka kërcënuar se mund t’ju thotë fansave të tij që t’i rrahin si staf sa herë t’i shohin në rrugë. Pas këtyre thumbave në rrjete sociale, pati dhe një reagim nga Meriton Mjekiqi.
Ai I ka bërë thirrje Noizyt që të ndjekë performancën e Escobars pasi do të ketë shumë të vërteta të cilët do dhembin reperit.
View this post on Instagram
View this post on Instagram