Edi Rama ka sulmuar hapur opozitën në Kavajë dhe nuk ka lënë pa përmendur “çitjanet” e tij duke thënë se kujtdo që nuk i pëlqejnë, të ndjekë Berishën për modën. Ndër të tjera, për votën e 25 prillit thotë se duhet të kthejnë sytë nga PS dhe të shohin interesin e tyre. “Kur e merr një gomar për të ngarkuar dru, nuk e sheh nga ngjyra, por i mbajnë apo si mbajnë këmbët”, tha Rama.
Rama: Pyetja është për çfarë për doktor Berishën dhe Peçon? Nuk ju pëlqejnë çitjanet e Ramës? Po vishni fustane, vishni çfarë të doni. Unë nuk kam dalur të shes çitjanet e mia. Shyqyr që nuk jemi në komunizëm për të veshur pantallona, sot vishet secili si të dojë. Kthe kokën nga ana tjetër, ndiq Saliun për modë, por për punën tate do ndjekësh Edi Ramën sepse kur e merr një gomar për të ngarkuar dru, nuk e sheh nga ngjyra, por i mbajnë apo si mbajnë këmbët. Kur merr një murator të të suvatojë shtëpinë, merr muratorin më të mirë dhe madje i thua “Qen bir qeni komunist, ma bo mirë”.
Cdo punë që bën, nuk sheh. Dhe këta demokratët kur bëjnë vaksinat, nuk e pyesin je me ne apo me Edi Ramën, por e bëjnë vaksinën dhe ikin. Nëse këta këtu votojnë Lulin, e ka thënë se do sjellim taksën e sheshtë, nga 0 në 9%. E ha kush është më i vogël sepse nuk është si taksa jonë. Tani ja vlen Luli të paguash taksë, të heqësh lekët nga buka e shtëpisë që Luli të flejë gjumi në kryeministri? Mund të flejë gjumë edhe tek shtëpia e vetë, pot a doni merrni një krevat dhe futeni të flejë, por votën jo, se të merr lekët, të prish dyqanin dhe kështu çdo kush duhet të shohë interesin e vet.