Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 57% e kutive të votimit, ku vijon të kryesojë bindshëm PS. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 57.47% të votave, ndërsa PD ka marrë 32.14%. LSI ka marrë deri më tani vetëm 6.4% të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.31% të votave.

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Himarë. PS fiton shumicën me 3447 vota në total ose 58.67 %, e ndjekur nga PD me 1854 vota ose 31.56 %. LSI ka marrë 5.80 % të votave ose 341 vota ndërsa në këtë bashki janë shpallur të pavlefshme 124 fletë votimit.