Eljo Hysko kandidat i PS-së, në qarkun e Tiranës, u shpreh se “punësimi dhe jeta social- kultuore janë dy nga shtyllat kryesore, ku do të fokusohet ndër të tjera, puna ime për të kontribuar më shumë në zhvillimin e kryeqytetit”.
Në një prezantim ndryshe si kandidat për deputet, Hysko tha se, industria kreative është një nga sektorët kryesor që do të përparojë më shumë në vijim.
“Të gjitha investimet që ne kemi bërë në infrastrukturë, trashëgimi kulturore, rilindja urbane, kanë ndërtuar infrastrukturën e duhur për një turizëm masiv, për një shoqëri që do të jetë e orientuar gjithnjë e më shumë drejt kreativitetit dhe aktiviteteve ekonomiko-sociale. Ndaj mendoj se njohja e industrisë kreative dhe krijimi i një qendre të industrisë kreative sipas modelit në Pulja apo sipas disa modele të tjera në BE dhe fuqizimi i saj do jetë në fokus” – tha ai.
Së dyti, vijoi Hysko, teknologjia dhe informacioni, janë një tjetër e ardhme zhvillimi që duam ta diversifikojmë.
“Tuma Center është modeli që duhet të gjenerojë punësim dhe zhvillim. Ngritja e kësaj qendre në lagjen 5 maji në Tiranë do të krijojë mundësi që fëmijët tanë të jenë më të përgatitur për të ardhmen”- tha Hysko. Sipas tij shtritja e kësaj risie nga qendra në periferi do te ketë impakt zhvillimi.