Ndërprerjen punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll që solli dhe pezullimin e flutrimeve në Rinas, aktivistja Brizida Gjikondi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar si një pabesi me prapavijë politike, pas së cilës sipas saj fshihet presidenti Ilir Meta.
Kontrollorët sipas saj nuk e kanë bërë një gjë të tillë për teka personale, pasi kanë pasur shumë mundësi të tjera para se të shkonin në këtë goditje.
Sipas Gjikondit, Meta ka filluar të lëvizë nën tokë për të krijuar situata të tilla ku vetë del në plan të dytë, me qëllim dështimin e qeverisjes dhe të zgjedhjeve. Një prej këtyre situatave është kjo në Rinas thotë Gjikondi, e cila me bindje thekson se e ka dorë Meta sepse ka zgjatues të LSI në AlbControll.
“AlbControll është mbajtur si një pozicion i ndërmjetëm jo administrativ. Ku personalitet të larta të politikës strehojnë fëmijët e tyre me rroga mbi 3 mijë euro. Njerëz të përkëdhelur skanë vetëdije kombëtare për të jetuar në këtë situatë. Prej pandemisë kanë një reduktim të pagës që si ka dëmtuar, se ka shkuar 2 mijë euro rroga. Kjo nuk i justifikon ata për këtë pabesi që kanë bërë sot, smund të jem në krah të tyre.
Ka pasur shumë mënyra përpara se të shkonin në këtë goditje të pabesë. Të lësh qindra shqiptarë në këtë situatë, të jesh kaq i pashpirt mendoj se pas është goditje politike. Se mendoj nqë është një tek dhe pretendim personal për një pagë më të plotë. Po të shikosh mbiemrat e borderosë e kupton që lidhjet e tyre dhe ambiciet e tyre politike kanë sjellë dhe goditjen pas. Aty ke një shefe të madhe që është nuse në LSI, nga më të lartët në LSI. Aty është një fushë shahu e madhe. Se vë në dyshim që meta mund të ketë lëvizur gurët nën të. është faji i administratorëve që kanë lejuar tu ikë nga duart kjo situatë, është përgjegjësi e ministres dhe drejtuesve të alb kontroll. Sduhet te kishin lejuar këtë goditje të pabesë. Ka spond politik. Është vepër e pastër penale e cilësuar.
Kam disa kohë që se marr seriozisht Ilir metën është një personazh që ka filluar të lëvizë nën tokë. Ka filluar po bën një qilizëm për të krijuar situata të tilla që ai të dalë në plan të dytë që të sigurojë një dështim të qeverisjes dhe të zgjedhjeve. Jam i bindur se kam dorë në atë situatë sepse ka zgjatues të lsi në albcontroll, sepse dikur drjetuesit e albcoktroll kanë qenë të lsi”, tha ajo.
Për Gjikondin, Meta e tregon se fshihet pas gjithë kësaj me reagimet që ka bërë në përgjigje të Ramës, e fundit ishte paralajmërimi i një konference nesër në Vlorë.
“Ky ësht ënjë status euforik që tregon se Meta është pas gjithë kësaj që ka ndodhur.Tani thotë do shkoj në aeroportin e Vlorës dhe do të bëj atje një deklaratë të fortë, ka hapur luftë të madhe. Këtej thotë bëj thirrje për lënien e grevës këtej nxit. Kam përshtypjen se më shumë ka për të dëmtuar opozitën dhe metën kjo që kanë bërë sot sesa do ta ndihmojë. Kjo që ka ndodhur sot e dëmton, sepse është goditje nën ripin e mesit që thuhet në gjuhën popullore dhe e jo e ndershme dhe e tyurpshme për shtetin shqiptar”, shtoi Gjikondi.
Këtë situatë të stisur sipas saj nga Meta, Gjikondi e lidh edhe me stërvitjen amerikane në Shqipëri pas 25 prillit.
“E gjithë kjo është për të ulur shtetin, ngaqë ka paranojat e veta meta se kur të bëhet stërvitjane natos do vijnë ta arrestojnë e ka bërë një gjë të tillë që të na bjerë reputacioni para natos për të mos u bërë kjo performancë. E ka përmendur aq shpesh këtë pjesën e 26 prillit me forcat e armatosura, pastaj bën sikur do të shkojë në konferencë në Vlorë. Janë të dëmshme sepse tregon sikur ne kemi një shtet pa themele dhe stabilite, ka bërë që kjo stervitja e Natos të mos bëhet jo për faj të Metës por për fakt të uljes së pagave, pra duke ia lënë këtë Metës”, tha më tej ajo.