Shkencëtarët kanë shfaqur një tjetër shqetësim atë të ndikimit të Covid 19 tek fëmijët. Sipas tyre edhe pse infeksioni ka tendencë të jetë më i lehtë ka prova të reja që tregojnë se ata nuk janë të përjashtuar nga ndikimi afatgjatë i virusit”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për më shumë hulumtime në lidhje me këtë temë dhe vlerëson se rreth një në 10 persona që janë infektuar nuk ndihen akoma në gjendje optimale deri në 12 javë pasi kanë dalë pozitiv.

Të dhënat e mbledhura në Mbretërinë e Bashkuar midis Prillit dhe Dhjetorit 2020 sugjerojnë se fëmijët preken. Zyra Kombëtare e Statistikave vlerëson se 12.9 përqind e të anketuarve të moshës 2 deri 11 vjeç dhe 14.5 përqind e atyre ndërmjet 12-16 raportuan simptoma të lodhjes, kollës, dhimbjes së kokës, humbjes së shijes ose nuhatjes, dhimbje të muskujve deri në pesë javë pas infektimit.