Ka përfunduar puna në Pediatrinë e re të QSUT, një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 9 milion euro i cili do t’ju shërbejë 129 mijë pacientëve të vegjël duke ofruar kushte me standerte europiane si për ta edhe për bluzat e bardha që punojnë në këtë spital.
Duke e vlerësuar si një investim të rëndësishme, mjekët e Pediatrisë në QSUT, janë shprehur se është realizuar kështu një ëndërr e kahershme e tyre.
“Një Reanimacion që e kishim ëndërr, por shumë shpejt e bëtë realitet. Sepse ky është një shërbim shumë i veçantë për specifikën që ka. Këtu trajtohen fëmijët që janë jashtëzakonisht rëndë. Është një pikë referimi jo vetëm për spitalin, po për gjithë Shqipërinë. Është një falenderim që vijnë fjalët natyrshëm”, u shpreh Shefja e reanimacionit pediatrik prof.Ermira Kola.
Mjeku kirurg Dritan Alushani, tha se është një spital i standarteve më të mira dhe do të ndihmojë në punën e ekipit mjekësor të Pediatrisë.
“Ky është edhe më i mirë se spitalet jashtë, kolegu ynë nga Milano i pa ambientet dhe nuk i kanë kështu, edhe ata po planifikojmë të bëjnë një spital të madh por aktaulisht nuk i kanë kashtu. Një spital me të gjitha standartet me 4 salla operacioni”, tha Alushani.
Spitali i ri Pediatrik është ka rreth 200 shtretër së bashku me shtretërit ekzistues.