Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi u shpreh entuziast për rezultatin në këtë qark kur numërimi është drejt fundit.

Ai theksoi se Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në Qarkun e Korçës, po ashtu si 4 vjet më parë.

“Fitorja 6 me 5 është shumë më e bukur se fitorja 6,4,1. Korça zgjodhi modelin e duhur të qeverisjes. Ne nuk jemi një parti që e shpall fitoren si ngadhënjim ndaj kundërshtarëve, e kundërta është e vërtetë”, u shpreh Peleshi.