Partia Socialiste e fitoi Vlorën me 8 mandate, kundrejt 4 të Partisë Demokratike. Përmes një konference për shtyp nga Vlora Gjiknuri falënderoi mbështetësit por pati një mesazh edhe për Metën.

Ai tha se Meta duhet të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

“Ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë dhe ruajtëm avantazhin e vitit 2017. Dua të falënderoj qytetarët e Vlorës për sjelljen, kontributin. Falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi për të zbuluar komplote dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlora e mbajti fjalën, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen”, tha Gjiknuri i cili nënvizioi se mandati i LSI në Vlorë u humb edhe për shkak të fushatës së Ilir Metës.