Në astrologji, çdo shenjë ka elementin e saj karakteristik (zjarri, uji, toka, ajri), të cilat ju ndihmojnë jo vetëm të kuptoni si është ndërtuar një njeri, por edhe si ndërvepron me të tjerët. Sigurisht që kjo gjë na intereson shumë kur krijojmë një lidhje, pasi përputhshmëria është shumë e rëndësishme pasi kimisë emocionale, dhe tërheqjes fizike. Mirëpo me shenjën e mëposhtme, gjërat nuk janë edhe aq të lehta pasi u trembet angazhimeve serioze dhe mund t’ia mbathë nga momenti në moment, duke ju lënë në baltë pikërisht atëherë kur mendonit se ishit në qiell të shtatë.
BRICJAPI-Bricjapët janë tërësisht të pavarur dhe ndjejnë nevojën e fortë për të zgjidhur problemet e tyre, pa ndihmën e dikujt. Ana e tyre pesimiste dhe e frika, mund të influencojë vendimin për t’u larguar, e më pas nisin të besojnë se është e nevojshme të vlerësojnë krizën e lidhjes, duke u ‘strehuar’ në një hapësirë të cilën e quajnë të sigurt, derisa të ristabilizojnë mendimet e tyre. Për një Bricjap nuk është shumë e vështirë që të qëndrojë në një marrëdhënie të gjatë, është shumë e vështirë për atë që të mbetet përjetësisht i lidhur ndaj partnerit të tij. Dashi është i pasionuar, sensual dhe impulsiv. Ai ka pak durim, sidomos kur bëhet fjalë për atë që dëshiron. Nëse ai dëshiron diçka, do ta marrë dhe ju nuk do të jeni në gjendje ta shmangni atë. Për më tepër, kjo shenjë e zjarrit është një kërkues emocionesh dhe një fitimtar i madh.