Sipas Il Giornale, presidenti i Juventus-it, Andrea Angelli, e ka parë derbin kundër Torinos në shoqërinë e Massimiliano Allegri-t.
Bomba është lëshuar nga Tony Damascelli, që në komentin e tij për Il Giornale, ka shkruar:
“Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e Andrea Pirlo-s, por di se dje Massimiliano Allegri e ka ndjekur derbin në tv në shtëpinë e Andrea Agnelli-t. Pirlo ka qenë një maestro në fushë, por në stol nuk është as një nxënës”.
“Barazimi në derbi është konfirmimi i një paqartësie të përgjithshme, i një deficiti fizik dhe një brishtësie psikologjike dhe të karakterit. Allegri mund të jetë zgjidhja ideale për të dalë nga emergjenca. Ndeshja me Napoli-n është stacioni i fundit për të shmangur zbritjen nga treni dhe për të pranuar dështimin”.
Fjalë këto që mund t’i paraprijnë një kthimi të bujshëm të trajnerit livornez në drejtim të Juventus-it.