Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i bën thirrje politikës të ndalë sulmet për vaksinimin e popullsisë. Pipero i cili ka qenë një zë i rëndësishëm për shqiptarët gjatë pandemisë, shprehet në një video të ndarë nga PS se vaksinimi është një proces jetik, ndaj ato që duhet të ndalen janë grumbullimet jo vaksinimi.
“Dëgjoj disa politikanë të deklarojnë se vaksinimi mbjell vdekje. Nuk dua ta besoj që ata nuk duan që Shqipëria të vaksinohet. Politikat e tyre e dëmtojnë këtë proces jetik. Madje rrezikojnë edhe këtë sezon turistik. Shqipëria nuk mund të ndalet tani që po del nga ky tunel i gjatë. Ndaj politikat duhet të ndalin sulmet ndaj vaksinimit madje edhe grumbullimet që mundësojnë infektimet. Shëndeti, jeta mbi të gjitha. Zgjidh jetën, vaksinohuni”, shprehet mjeku Pëllumb Pipero.