Partia Socialiste ka marrë fitoren në zonën e Astirit në Tiranë. Teksa po numëroheshin fletët e fundit të votimit, vihej re entuziazmi në fytyrën e numëruesve socialistë që bërtisnin me të madhe “PS” ose “12” sa herë që lexonin që vota do t’i kalonte të majtëve.
E njëjta ngjarje u përsërit edhe në Kombinat, ku socialistët gëzuan për fitoren e PS. Kujtojmë se zona e Astirit ka qenë tepër problematike për shkak të protestave nga banorët për kundërshtimin e projektit të Unazës së Madhe.
Megjithatë, votat tregojnë se kanë mbështetur Partinë Socialiste për t’i dhënë mandatin e tretë në mënyrë që të përfundojë projekti, punë e cila ka nisur prej disa kohësh.