Partia Socialiste thellon fitoren në Bërzhitë, ku ka marrë 65% të votave. Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se PS theu një rekord në Bërzhidë, që ka qenë një bastion i PD, por në këto zgjedhje mesa duket ka ndryshuar krah.

“Thelluam rezultatin në Bërzhitë, kemi fituar 65% të votave. Ishte bashki e djathtë, tani është e majtë. Do vijojmë t’i shërbejmë të gjithëve njësoj, siç bënë gjatë rindërtimit apo pandemisë, u kemi shërbyer të gjithëve njësoj, I kemi dhënë provat që kur përfundon numërimi, del rezultati, i rikthehemi punëve pa dallime për këdo. Dua të bëj një apel, të gjithë janë të lodhur, por disa prej numëruesve, janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre. Nuk mund të kërkosh pushim pas 3 orësh numërim, i lutem numëruesve të PD të zgjohen e të kthehen në punë. Është pa sens ta zgjasim rezultatin, të gjithë duhet ta pranojnë dhe numërimi duhet të bëhet sa më shpejt.”, u shpreh Veliaj.