Nga Silda Anagnosti/

Është pranverë, dhe pranvera ka një shije tjetër për ne shqiptarët. Zakonisht në pranverë nikoqiret lajnë jorganët e batanijet, perdet dhe dyshekët, madje edhe lyejnë shtëpitë. Duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme që nikoqiret shqiptare të mos e ndjekin këtë rutinë vjetore të ngulitur në ADN nga nënat dhe gjyshet që bënin të njëjtën gjë, me ndryshimin e vetëm në materialin e përdorur për të mbushur jorganët. Por kjo është histori më vete. Po thosha, duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme. Si ajo që ndodhi në ’97 përshembull. Është e çuditshme qasja jonë ndaj një prej vragave më të rënda që ka lënë historia në kurrizin e këtij kombi. Ose më saktë qasja jonë ndaj historisë. Bëjmë si ai fëmija i llastuar që thotë “Më fal!” dhe  nuk shikon më mbrapa, duke shkuar me kokëfortësi drejt gabimit të radhës. Çdo shqiptar ka historinë e tij të ’97. Ku ishte. Si e kishin blinduar shtëpinë apo pallatin. Sa ar më kishte marrë dhe ku i kishte pozicionuar. Sa thasë miell kishte siguruar. Kush dhe si vd iq nga një plu mb qorr. Si ky vetë shpëtoi për qime nga një plu mb qorr. Si ai djali që kishte në gjimnaz u përzie me ban dat dhe e vr anë. Si atë fqinjën që e kishin fiksim të gjithë tentuan ta rrëm benin. Dhe çdo vit e më pak tregohen ato historitë mak abre të vr asjeve për bast, të gra bitjeve pa sens, të për dhun imeve kafshërore, të ekze kutimeve për “ça ke që shikon”, të rrëm bimeve të minoreneve, nënave që u vr isnin bijtë para syve, burrave që u për dhun onin gratë për gallatë, usht risë që dërgohej me urdhër për të vr arë, avionëve që dërgoheshin për të hedhur lëndë kimike, depove të ar mëve që u hapën çuditërisht aq thjesht, ar mëve që përfunduan në vendet në konflikt, Kosovë, e madje edhe Afganistan, presidentit që u rizgjodh në mënyrë absurde duke mbjellë tme rr e fr ikë në shpirtin e çdo njëriu me mend, shik-asve që ishin kthyer në legjenda urbane nga të cilët duhet të ruheshe më shume se nga Sigurimi. Dhe aradha e ngjarjeve të jetuara, dëgjuara apo aluduara është disafish më e gjatë se kaq.
 
Brezi im, ne studentët e atyre viteve, të etur për demokraci e drejtësi, ne që duhet ta pranojmë kishim fajin tonë, qoftë edhe shumë të vogël në shkaktimin e ’97, qoftë se disa prej nesh morën pjesë në masakrën elektorale të 26 majit 2016, qoftë se pjesa tjetër thjesht mbyllën sytë para asaj mas akre, duke tradhëtuar atë që studentët e dhjetorit e kishin fituar vetëm gjashtë vjet më parë, ende debatojmë, shumë herë e më pak, me njëri-tjetrin për të kuptuar se ç’ka ndodhur. Thellë brenda vetes ne të gjithë e kuptojmë që ’97 ishte një nga tradhëtitë më të mëdha bërë Shqipërisë, dhe është një detyrim i stërmadh që ne kemi ndaj saj për ta shkruar historinë siç ka ndodhur. Sepse ne fëmija i llastuar po i lëmë brezit të ri, të paktën 107.024 tetëmbëdhjetë vjeçarëve që do të votojnë këtë vit për herë të parë, një histori të cunguar, të zbrazët, boshe, të një prej periudhave më të rëndësishme, duke u lënë kështu atyre, për fajin tonë, mundësinë të mos e njohin historinë e të mos mësojnë kurrë prej saj. Duhet të kujtojmë e të kuptojmë kush dhe pse e bëri ’97. Cilat ishin qëllimet financiare që lidheshin me ato politike e shkonin përtej tyre për interesa perverse të disa politikanëve të pacipë. E kam gabim? Për sa kohë historianët të më japin fakte dhe prova të mjaftueshme dhe bindëse që kjo nuk është e vërtetë, unë do të këmbëngul në bindjen time. Dhe do të vazhdoj të këmbëngul që ata që bënë politikë në atë kohë të mbrapshtë, duhet të lipsen prej saj një orë e më parë, që nikoqiret shqiptare të vazhdojnë rutinën e tyre pranverore dhe e vetmja gjë e pasigurt të jetë materiali me të cilin do të jenë mbushur jorganët.