Duket se është Juventus në radhën e parë për të siguruar Ousmane Dembele verën e ardhshëm.

Sipas El Mundo Deportivo, bardhezinjtë mund të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira të krijuara me katalanasit pas shkëmbimit Pjanic-Arthur të verës së kaluar.

Për ish-yllin e Dortmund interesohen edhe United, Liverpool dhe PSG, por bardhezinjtë duket se janë në avantazh.