Kompania amerikane e teknologjisë së lartë, RypLab, ka krijuar ngjitësin që mund të vendoset mbi frytat dhe perimet për t’i mbajtur ato të freskëta për një kohë të gjatë.
Sipas laboratoreve, shumica e ushqimeve që përfundojnë në kosh janë fruta të kalbura 37% dhe perime të kalbura 28%.
Për të shmangur një humbje të tillë, Zhafri Zainudin krijoi pullën me madhësinë e një monedhe që ruan freskinë e fruta-perimeve për më shumë se 14 ditë.
“Është një adeziv që vepron si një mbrojtje natyrore, duke krijuar një shtresë që ngadalëson procesin e pjekjes”,-shprehet krijuesi i pullës.
Kompania e ka testuar dhe miraton përdorimin e saj në avokado, agrume, mollë dhe mango. Synohet përhapja e përdorimit të saj në të gjitha frutat dhe perimet e tjera në përdorim.(Focus, si)