Të dashur Binjakë, ndonjëherë inteligjenca juaj duhet të pranojë edhe ato gjëra që ndoshta nuk ju pëlqejnë dhe nuk ju vijnë përshtat, por nëse do t’i pranoni si të vërteta, do t’i kurseni vetes disa probleme dhe tensione.
Si? Në mes të muajit Jupiteri do të hyjë në kuadraturë, dikush nuk do t’ju kuptojë dhe nuk do t’ju pranojë, por ju mos e ktheni në një problem. Pse? Sepse pastaj do të jeni ju që do të gaboni, të mos kuptoni siç duhet, ose të keqkuptoheni. Luani apriori duke treguar mirëkuptim dhe solidaritet, në mënyrë që askush të mos ju ngarkojë me përgjegjësi për diçka.
Dashuria: Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj, sigurisht ju ndihmon të rigjeni kthjelltësinë dhe vullnetin për të mos gabuar as me zemër. Vendosni të mos i dëgjoni tensionet dhe keqkuptimet e fillimit të muajit, por të punoni për një harmoni të re që kuadratura e Jupiterit e bën të domosdoshme dhe jetike.
Puna: Kujdes në pjesën e dytë të muajit, kur Jupiteri të hyjë në shtëpinë tuaj të dhjetë, ajo që lidhet me profesionin tuaj, duke ju sjellë energji të ndryshme dhe një nevojë të re për të rishikuar pozicionet dhe bindjet. Diçka e rëndësishme është gati të fillojë, diçka që do t’ju bëjë të ndryshoni mendim, që do t’ju ngjallë dyshime të reja.