Teksa vijojnë punimet tek sheshi Shqiponja, ARRSH ka njoftuar se do të eliminohet rrethrrotullimi provizor pranë Astirit. Si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Ndërsa aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. “Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”, njofton ARRSH.