Komisioni i Ligjeve dhe i Shëndetësisë, miratuan pa asnjë debat aktet normative për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze. Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli edhe një herë garantoi të gjithë qytetarët se vaksinat e përdorura janë të sigurta, ndërsa nuk hezitoi në krahasimet mes tyre.
“Meqë po flasim për vaksinën e Sinovac, ajo u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor. Në një kohë që nga vaksina Pfizer, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”, tha Rakacolli.
Pas miratimit në komisionet përkatëse, tashmë aktet normative pritet që të kalojnë në seancë plenare.