Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave pranë opozitës, me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha, mbi efektshmërinë e vaksinës kineze e cila aplikohet te ne por edhe në mjaft shtete të zhvilluara të botës.
Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur fjalët e mjekut Tritan Kalo i cili shkruan me ironi se ‘gjithologët’ shqiptarë nuk janë dakord me atë që thonë shkencëtarët amerikanë të cilët janë shprehur se vaksina kineze jep efekt 83.5% përmes shkrimeve të publikuara nga Neë York Times. (Lexo.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)