Mero Baze
Rezultate e para të exit polleve, të cilat nuk shquehn për ndonjë traditë të mirë në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate me kundërshtarët e tij. Në të vëttet pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit pollet, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thelloj fitoren.
Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti I tij dhe qetësia e kultura, me të cilën u votua.
Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, I cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arrestuar për blerje vote dhe spazma destabiliteti psiqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.
Nëse rezultate e exit pollit konfirmohen , Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin I vetëm.
Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrej PD në kuotat e saj më të larta qyshkurse drjetohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar. Ai tashmë është kryetar I asaj partie, pasi ka mundur të bëj një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD. Gjithë garat e tjera i ka humbur.
Kundërshtarët e tij në parti, mund ti vërsulen si humbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shkatërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gjakderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk I shikonte.
Pjesmarrja në votime përkundër perceptimit se po rritej në fakt po shkon tek viti 2017 dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi I ndryshëm I votimit paradite.
PS nuk mendoj se ka humbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit pollet edhe pse me ato është fituese. Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS , për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verfikimin e trupës votuse duke qenë qark I vogël dhe jahstë cdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD. Parashikimi I Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD. I vetmi që kiste shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo por dhe ai e ka humbur.
Por pavarësisht këtyre debateve tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar. Exit pollet si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri.