Dita e sotme e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Peshkopi, ku është takuar me banorët e zonës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa po fliste, një person mori vëmendjen e kryeministrit pasi doli në ballkon duke bërtitur “Rama ik”. Rama iu përgjigj duke përmendur edhe një bisedë me një demokrat që e pyeti se cili fitonte zgjedhjet. Ndërsa ironizoi premtimin e Bashës që do të hapin Universitet në Peshkopi duke thënë se do të kenë dekan Xhelal Mziun.
Rama: Ja doli një atje në ballkon, Rama ik thotë, po ku të iki mor? Ku të shkoj mor? O zot. E kanë fakt, thonë të vërtetën, ik se na plase se nuk të mundim dot. Nuk ka rëndësi, ishte tuneli nr 3, më doli një demokrat me atë, jo maskë po ka dhe një shprehje tjetër se këta kafshojnë ndonjëherë dhe më tha, a të bëjmë një selfie, dakord e bëjmë i thashë, kush fiton tha.
Populli shqiptar fiton i thashë, por edhe PD do ta nxjerrim nga tuneli. Me mandatin nr 3, këto që po flasim janë edhe për ata që thonë rama ik dhe për ata që thonë Rama rri. Edhe ata që thonë Rama ik, për të ikur në Tiron do i bien nga rruga e Arbrit jo nga rruga e Lulit.
Luli kishte thënë që do hapim Universitetin e Peshkopisë. Jo ne nuk do hapim Universitet në Peshkopi, por djemtë e vajzat e Dibrës të shkojnë në Tiranë dhe të huajat të integrohen me universitetet tona. Universitetin në Peshkopi e hap Luli dhe keni dekan Xhelal Mziun. Keni dëgjuar shpesh herë, do hapim porta të reja për Shqipërinë, nga qielli dhe deti.