Nga Vlora kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit thotë se hiqet si kandidat i PD dhe zhvillon betejë skutash.

“Iluzionet e rrugëve më të lehta e kanë marrë në qafë më shumë se 1 herë qytetarët. Që nga koha e Haxhi Qamilit. Iluzioni se mund ntë bëhen të pasur pa punuar i bëri të rendin pas sudes xhaferrit e vebiut. Dhe e dimë si përfundoi përsëri mes flakëve. Nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha për kombin janë personazhë të historisë, personazhët e fundit të flakëve të Fierit janë jo vetëm gjallë por janë aktivë dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij, partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe ilir metës, Metës që është president i republikës për të gjithë ne.

Ka vendosur kandidaturën në Vlorë dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Mbledh këtu bashkë me leskon e famshëm të fuqive të rakisë që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë lumit të vlorë në bagëti dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetingu.

Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hijenash. Edhe nga ana tjetër pa harruar që të mos lërë 2 gurë bashkë për të nxitur sa më shumë rrëmujë konfuzion pasiguri duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë deri te nxitje e aktivitetit jetik të trafikut ajoror të republikës së Shqipërisë pa dashur tja dijë për pasojat. Bllokimi i vaksinave ka qenë një nga goditjet më të forta. Nga bllokimi i njerëzve deri te bllokimi i arkivolëve. Ky është Ilir Meta kandidati i opozitës në qarkun e vlorës”, tha Rama.