Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier është gati. Kështu ka thanë kryeministri Edi Rama i cili ka inspektuar sot nga afër impiantin e mbetjeve, ndërsa thekson se ai do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit.
“Gati Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier, që do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit”, shkruan Rama. Sipas Ramës ky është një transformim i madh teknologjik që sjell çlirim të mjedisit.
“Ky është transformim i madh teknologjik dhe është çlirimi i madh mjedisor. Për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime lajme të rreme, abuzime dhe shumë baltë, por tani vepra flet vetë ashtu sikurse flasin dhe realitetet në Elbasan e në Tiranë. Edhe vetë Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrjeje. Favoret e kësaj teknologjie në raport me landfillet janë të mëdha. Sepse landfilli bën vetëm depozitim dhe ka një moment ezaurimi kurse kjo nuk merr hapësirë tokë dhe natyre përkundrazi e transformon natyrën”.
Njëri nga punonjësit tha se impianti do të jetë 100% gati në fund të muajit prill.
“Në fund të muajit prill kjo vihet në funksion 100% në procesin të vetë”.