Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Rrogozhinë. Kryeministri tha se këto vite qeverisje për fermerët është bërë më shumë se kurrë më parë, ndërsa nuk harroi të akuzonte dhe opozitën.
Rama: Kam fatin të takohem me njerëz që punojnë, që nxjerrin të ardhurat me punë të ndershme, punë e cila vërtet lodh e streson por ne fund të bën të flesh i qetë. Sot me erdhi mirë që miqtë që jam këtu me mua, menduar ta bënin këtë takim me ju, njerëzit e tokës, që nuk bëjnë lajm që i sheh rrallë nga ekranet, larg nga klubet e natës së analistëve.
Por janë dy shifra që tregojmë se ne jemi në drejtimin e duhur, dyfishimi i tokës që punohet, pjesa më e tmerrshme është bërë, dhe shifra e dytë është ajo e prodhimit, Shqipëria importonte 7 eksportonte 1, kurse sot 3 me 1 dhe kjo lidhet me rritjen e prodhimit këtu në vend, rriten eksportet dhe kështu do vazhdojë.
Në 2025 do i çojmë në 1 mld, më shumë sovranitet për Shqipërinë. Ju e dini që shteti është në krahun tuaj, qoftë me skemat kombëtare qoftë me fondet nga BE, kur morëm detyrën ne ishim të fundit në Ballkanin për thithjen e fondeve nga BE, ndërkohë sot jemi të parët sepse kemi ndërtuar një agjensi të zhvillimit bujqësor dhe rural evropiane, që ka bërë një reformë të madhe, që ia ka dalë ti zbardhe faqen vendit.
Kur puna jonë vazhdon na kanë dalë para këta xhakajdurët , një shportë me karavidhe, duke krijuar një tabor krushqish që sorollatin Lulin për ta bërë dhëndër, dhe ajo çfarë po bën Basha bashkë me ata organizatorët e dasmave pa nuse, është një rrumpallë kriminale, vatra infektimi, ndërkohë që ne po ngremë vatra vaksinimi, jem një nga 2 vende që jemi në vaksinim masiv, do dalim në pjesën lart të tabelës në Evropë, mes vendeve që vaksinojnë më shumë, kurse ata s’duan t’ja dinë as për njerëzit më besnik. Ku gjejnë shesh bëjnë përshesh, ta hajë kush ta hajë thonë.